Në një deklaratë, Heather Duffy Boylston, shoqja dhe partnerja e podcastit e Heche ka thënë: “Anne aktualisht është në gjendje të qëndrueshme. Familja dhe miqtë e saj kërkojnë mendimet dhe lutjet tuaja dhe të respektojnë privatësinë e saj gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Aktorja nga Ohio, u shfaq në telenovelën e NBC, “Another World” nga viti 1987 deri në vitin 1991, ku ajo fitoi një Daytime Emmy. Në vitet e nëntëdhjeta u bë nga aktorët më të njohur në Hollywood dhe luajti bashkë me Johnny Depp në “Donnie Brasco” (1997), me Tommy Lee Jones në “Volcano” (1997) dhe me Harrison Ford në “Six Days, Seven Nights” (1998).

Shumë fansa dhe personalitete të njohura shprehën simpatinë e tyre në rrjetet sociale pas lajmit për aksidentin që i shkaktoi djegie të rënda aktores.