Dy fluturime të linjës Prishtinë – Basel dhe Prishtinë – Bruksel janë anuluar për arsye operacionale.
Kështu ka thënë zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara.
“Fluturimet janë anuluar për shkaqe operacionale të kompanive. Nuk ka ndonjë arsye tjetër apo ndonjë kërcënim “, tha Gara.
Fluturimi Prishtinë – Basel ishte paraparë të realizohej nga 18:40, ndërsa Prishtinë – Bruksel ishte paraparë të realizohej nga ora 22:10.
Anulime pati edhe te fluturimet për në Kosovë.
Sipas njoftimit nga ANP “Adem Jashari”, është anuluar fluturimi nga Baseli, i paraparë të mbërrinte në Prishtinë në ora 18:05 si dhe është anuluar edhe fluturimi nga Brukseli, që ishte paraparë të mbërrinte në “Adem Jashari” në ora 21:20.