“Paulo Dybala te Roma, ja po shkojmë! Marrëveshja e plotë në fuqi për një kontratë trevjeçare, e vlefshme deri në vitin 2025. Dybala do të bashkohet si lojtar i lirë”, ka shkruar eksperti.

“Mourinho, faktor kyç – ai telefonoi Dybalan për të shpjeguar projektin”.

“Të gjitha dokumentet janë duke u përgatitur, transferimi i lirë është i pashmangshëm”, thuhet në postimin e Romanos. /Telegrafi/