Bëhet e ditur se Arsenali ka dërguar ofertë zyrtare për yllin kosovar, Edon Zhegrova.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, i cili bëri të ditur edhe shumën e ofertës.
“Mesfushori kosovar ka impresionuar klubin anglez këtë vit te Lille, disa muaj pas transferimit nga Baseli për 7 milionë euro”, ka shkruar Sadiku.
Kujtojmë se Zhegrova është transferuar në skuadrën franceze Lille nga Baseli, ku shënoi 15 gola, ndërsa një gol për Lille ku luajti gjysmë sezoni.