ALMAKOS.CH Botë Borrell: Bllokada ruse e grurit ukrainas është krim lufte
Botë Më të lexuara

Borrell: Bllokada ruse e grurit ukrainas është krim lufte

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, është shprehur se vendimi i Moskës për të bllokuar eksportin e miliona tonë drithërave ukrainase është një krim i vërtetë lufte.

Ai i ka bërë thirrje Rusisë të hënën të zhbllokojë portet ukrainase.

“Është e paimagjinueshme, nuk mund të imagjinohet që miliona tonë grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesën tjetër të botës njerëzit vuajnë nga uria. Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj që kjo do të zgjasë shumë më gjatë”, tha ai pasi mbërriti në një takim i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Ukraina është eksportuese e madhe e disa prej ushqimeve kryesore, por për momentin, ka rreth 22 milionë tonë drithë të bllokuar, në pritje për t’u dërguar në të gjithë globin.

Exit mobile version