ALMAKOS.CH Showbiz Dua Lipa shkëlqen e veshur me një fustan të zi për darkën e Balenciagas në Paris
Showbiz

Dua Lipa shkëlqen e veshur me një fustan të zi për darkën e Balenciagas në Paris

Disa orë para darkës këngëtarja shqiptare ishte një nga modelet që sfiloi për Balenciagan gjatë Javës së Modës së Haute Couture në Paris.

Dhe Dua Lipa dukej po aq e gëzuar teksa shkoi në darkën e mbushur me yje të shtëpisë së dizajnit të mërkurën në mbrëmje për të festuar.

26-vjeçarja mahniti me një fustan plot shkëlqim teksa po shkonte brenda festës private në Paris.

Dua kishte veshur një fustan të zi, i cili arrinte deri në tokë, me telat që shkëlqenin nën dritën e perëndimit të diellit në orën e artë.

Pjesa e sipërme e fustanit të saj shfaqte një prerje të ulët, me dekolte të lënë të ekspozuar ndaj ajrit të mbrëmjes.

Krijuesja e hitit “One Kiss” kishte veshur një gjerdan të shkëlqyeshëm në ngjyrë argjendi dhe një palë vathë të ngjashëm, ndërkohë që shtoi zgjatime në flokët e saj të errët të lidhur në një bisht shumë të gjatë.

Exit mobile version