Arnold dhe Martin Balla janë dy akrobatë të njohur shqiptarë, të cilët kanë dhënë disa herë shfaqje në programe të ndryshme shqiptare.
Së fundmi, ata kanë bërë një debutim megaloman në skenën e “America’s Got Talent” – që njihet si një prej konkurseve më të shikuara të talenteve në mbarë botën.
Arnoldi (25 vjeçar) e prezanton veten si një djalë me prejardhje nga Shqipëria që studion dizajnin e enterierit, teksa Martin (20 vjeç) prezantohet në skenë si vëllai i Arnoldit, i cili studion juridikun.
Arnold dhe Martin Balla (Foto: America’s Got Talent/YouTube)
“Ne vijmë nga Shqipëria dhe ne jemi vëllezër”, theksuan ata në skenën e madhe amerikane.
Ata merren në pyetje kryesisht nga super modelja gjermane, Heidi Klum, e cila më pas iu dëshiron suksese në nisjen e performancës së tyre.
Arnold dhe Martin Balla (Foto: America’s Got Talent/YouTube)
Më pas, dy vëllezërit Balla lanë gojëhapur publikun dhe jurinë e “America’s Got Talent” me akrobacitë e sa të rrezikshme aq edhe impresionuese.
Dhe në fund të tre anëtarët e jurisë: Sofia Vergara, Heidi Klum dhe Simon Coweel përgëzuan dyshen dhe u ngritën në këmbë për t’i dhënë duatrokitje,
Ata iu dhuruan tri “Po” për kualifikimin në fazën e ardhme të spektaklit.