Enkel Dika është një ndër artistët më të veçantë, i cili jo vetëm që ilustron mbi artin modern, por që i pëlqen edhe të fotografojë objekte në mënyrë unike të cilat përmbajnë një mistikë ndër vete!
Enkeli është fitues i disa çmimeve të ndryshme për mënyrën e veçantë të imazheve dhe artit të tij unik përmes të cilit përcjell edhe mesazhe të ndryshme!
Enkel Dika tani është një nga fituesit e konkursit të ambasadës së SHBA-ve në Moskë, në një konkurs global për profesionistë, për poster për paqen. Kjo arritje në kohën e luftës në Ukrainë dhe pikërisht organizuar nga ambasada amerikane në kohën e një vëmendje të madhe, e bën këtë arritje edhe më specifike. Në kuadër të çmimit janë paraparë ekspozita të Enkel Dikës në Washington dhe New York, në shkurt!