Wizz Air ka parqlajmëruar të reduktojë fluturimet këtë verë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe grevave në aeroportet evropiane.
Shefi Ekzekutiv i kësaj kompaniw József Váradi, pati deklaruar në muajin qershor se kompania ishte e sigurt se do t’i rikthehej produktivitetit para COVID-it duke arritur përdorimin e plotë të aeroplanëve këtë vit.
Të hënën, kompania tha se pret ta reduktojë përdorimin me 5% të tjera për sezonin e verës, për ta zvogëluar ndikimin e “ndërprerjeve të vazhdueshme të jashtme”.
Pas një dështimi të shkaktuar nga varianti i Coronavirusit, Omicron, kërkesa për udhëtime është rritur përsëri, me kompanitë ajrore të cilat parashikojnë që gjatë udhëtimeve që kanë të bëjnë me pushimet verore në korrik-shtator do t’i rrisin fitimet e tyre.
Megjithatë grevat dhe mungesat e personelit po i detyrojnë linjat ajrore të anulojnë mijëra fluturime dhe njëkohësisht të shkaktojnë radhë të gjata me orë të tëra në aeroportet kryesore në të gjithë Evropën.
Kompanitë ajrore i kanë rritur tarifat për t’i kompensuar kostot më të larta të karburantit, me pilotët dhe ekuipazhet e kabinës që kërkojnë paga më të larta për shkak të inflacionit.
Kompania ajrore skandinave SAS (SAS.ST) anuloi qindra fluturime javën e kaluar pas dështimit lidhur me bisedimet me pilotët për ta arritur një marrëveshje të re kolektive.
Ndërkohë, Britania paraqiti plane të ndryshme për industrinë javën e kaluar, duke përfshirë ndihmën në rekrutimin e stafit, pasi aeroporti më i ngarkuar i vendit Heathrow u kërkoi linjave ajrore të anulonin 30 fluturime të planifikuara për shkak të numrit të pasagjerëve që e tejkalonin kapacitetin e aeroportit të enjten.
Heathrow të hënën kërkoi falje për shërbimin “të papranueshëm” në javët e fundit dhe sinjalizoi se mund të kërkonte më shumë shkurtime të fluturimeve.
Wizzair Londër, i cili të hënën raportoi një humbje operative prej 285 milionë euro në tremujorin e parë, tha se pret të kthehet me një fitim “material” këtë tremujor.
Sipas kësaj kompanie, faktori i tij i ngarkesës, i cili e bën matjen se sa mirë një linjë ajrore po i mbush vendet e disponueshme, që nga muaji korrik, ka vazhduar së përmirësuari deri në masën prej mbi 90%/Reuters