Georgina Rodriguez vuri një sërë bizhuterish që raportohet se kanë një vlerë totale prej më shumë se 1.8 milionë funte (dy milionë euro) në tribunat e Kampionatit Botëror të Katarit të martën.
Modelja 28 vjeçe, ishte në fushë për ndeshjen e Portugalisë kundër Zvicrës, ku partneri i saj Cristiano Ronaldo u ul në bankën rezervë për pjesën më të madhe të lojës.
Por Georgina nuk mungoi me një paraqitje magjepsëse, teksa kishte vendosur një sërë bizhuterish luksoze me diamante për këtë rast, shkruan DailyMail.
Ajo dukej mahnitëse me një fustan të zi pa rripa dhe një triko të gjelbër, të cilin e kombinoi me një palë taka metalike argjendi.
Duke kompletuar veshjen e saj elegante, Georgina raportohet se kishte vendour një orë ‘Rolex GMT-Master II 40 mm’ në ar të bardhë 18k me diamante fabrike të prera në formën ‘baguette’, që mendohet të jetë me vlerë rreth 400,000 funte (464,000 euro).