ALMAKOS.CH Më të lexuara Ka ardhur paraqitja e shkurtër e “Avatar: The Way of Water”
Më të lexuara Risi

Ka ardhur paraqitja e shkurtër e “Avatar: The Way of Water”

Filmi i James Cameron, “Avatar”, tashmë e ka trashëgimtarin e vet të realizimit fantastiko-shkencor nga viti 2009.

Derisa fansat janë duke e pritur me ngulm vazhdimin që pritet të nisë shfaqjen nëpër kinema në muajin e ardhshëm – më në fund është publikuar traileri.

“Avatar: The Way of Water” përcjell familjen Sully duke bërë gjithçka munden për të mbrojtur njëri-tjetrin edhe një herë, duke kronizuar ngjarjet e vendosura 10 vjet pas filmit të parë.

Shikuesit do ta shohin kthimin e Jake Sully (Sam Worthington), Neytiri (Zoe Saldana) dhe familjes së tyre Na’vi që jetojnë midis oqeaneve dhe pyjeve tropikale të Pandorës.

Avatar: The Way of Water | Official Trailer

Anëtarë të tjerë të kastit përfshijnë Sigourney Weaver, Stephen Lang, Cliff Curtis, Joel David Moore, CCH Pounder, Edie Falco, Jemaine Clement e Kate Winslet.

Filmi do ta tejkalojë kohën e shfaqjes së paraardhësit të tij, duke i kaluar tre orë, ndërsa do të nisë shfaqjen në kinema nga 16 dhjetori.

Cameron do të realizojë edhe më shumë filma në universin e Avatarit, me “The Seed Bearer” që do të mbërrijë në vitin 2024 dhe një film i katërt dhe i pestë do të dalë në ekran respektivisht në 2026 dhe 2028.

Fansave u mbetet për të përjetuar një botë e tërë me qendër Avatarin. “The Way of Water” është vetëm fillimi.

Exit mobile version