March 14, 2025
Chicago 12, Melborne City, USA
Top Lajm Zvicër

Kërkesa për rritje pagash në Zvicër po shumëfishohet

Çdoherë e më shumë kërkesa për rritje pagash në Zvicër po shumëfishohet ndërsa inflacioni përshpejtohet, përcjell albinfo.ch.

Tani më shumë kompani janë në pritje të negociatave tradicionale të vjeshtës, disa tashmë kanë rritur pagat e tyre, sipas një sondazhi të agjencisë ekonomike AWP.

Çmimet e konsumit kanë vijuar prirjen rritëse në muajin qershor, të nxitura nga energjia dhe ushqimet. Në bazë vjetore është + 3.4%, përcjell tutje albinfo.ch.

Swisscom dhe siguruesi Zurich kanë përmirësuar tashmë pagat në prill, me rritje që prekin pothuajse të gjithë punonjësit. Në Partners Group, disa nga punonjësit do të kenë kushte më të mira duke filluar nga ky korrik.

Migros dhe Coop, ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Zvicër, do të presin diskutime me partnerët socialë në vjeshtë, si dhe Swiss Life dhe Credit Suisse.

X