Kushdo që kapet duke urinuar në det në një qytet spanjoll do të gjobitet me 751 euro.
Autoritetet në Vigo në rajonin verior të Galicia-s miratuan legjislacionin mjaft të rreptë që ndalon ‘procesin fiziologjik në plazh ose në det’.
Nuk dihet se si ata planifikojnë të kontrollojnë këtë, dhe duket se as ata vetë nuk e dinë, pasi ende nuk kanë treguar.
Megjithatë njerëzit nuk duhet të shqetësohen nëse kapen për këtë gjë në Vigo, pasi më shumë objekte publike po futen në plazhet e qytetit.
Vizitorëve iu është ndaluar gjithashtu përdorimi i sapunit ose shampos në det dhe nuk lejohe larja e enëve në ujë.
Jetesa e shëndetshme do të promovohet me ndalimin e pirjes së duhanit në disa plazhe. Këshilli shpreson se kjo do të parandalojë ndotjen e bregdetit nga bishtat e cigareve.