ALMAKOS.CH Botë Ky është qyteti më i mirë në botë
Botë Më të lexuara

Ky është qyteti më i mirë në botë

“Telegraph Travel” ka zgjedhur Barcelonën si qytetin më të mirë në botë për t’u vizituar, falë arkitekturës, artit dhe kulturës, por edhe klimës së ngrohtë.

Ndërkohë, që më pas gazeta britanike rendit; Sydney, Cape Town, Lisbon, Venecia, Los Angeles, Dubai, London, Vancouver dhe Firence.

Kriteret përfshinin faktorë që lexuesit e “The Telegraph” u japin përparësi si; numri i vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, cilësia e ajrit, hapësira e gjelbër, renditja e sigurisë LGBT+, aksesi për personat me aftësi të kufizuara dhe numri i restoranteve me yje.

Ndër kriteret e tjera përfshihen siguria dhe aftësitë kulturore. Dhe mesa duket Barcelona qenka ajo që i plotëson këto kritere.

Exit mobile version