ALMAKOS.CH Më të lexuara “Me ty veç shpirti flet”, partneri i Fifit bën dedikim romantik për këngëtaren
Më të lexuara Showbiz

“Me ty veç shpirti flet”, partneri i Fifit bën dedikim romantik për këngëtaren

Një ndër çiftet më të përfolura së fundmi në estradë janë këngëtarja e njohur, Fifi dhe partneri i saj, Adis Patushi.

Lidhje e tyre ka nisur prej muajsh dhe tashmë ata janë të pandashëm teksa nuk mungojnë edhe dedikimet romantike për njëri-tjetrin.

Këtë herë ishte Adisi ai që postoi një imazh përkrah të dashurës së tij, ndërsa të dy dukeshin elegant në veshje pas një mbrëmje muzikore të Fifit.

Foto: Adis Patushi/Instagram

“Me ty veç shpirti flet”, ka shkruar Adisi në mbishkrimin e imazhet ku çifti shihen të lumtur krah njëri-tjetrit.

Të shumta ishin edhe komente nga ana e ndjekësve të tyre, ndërsa nuk ka munguar as ai i Fifit, e cila ka shkruar: Veç ty të donë shpirti”.

 

Kujtojmë që marrëdhënia e tyre ka qenë mjaft e përfolur, kjo edhe për faktin se Adisi vite më parë ishte i martuar me modelen, Adrola Dushin me të cilën ka një djalë.

Ndryshe, Fifi që pas daljes nga Big Brother VIP ka qenë mjaft e angazhuar edhe me koncerte dhe projekte muzikore.

Kënga e saj e fundit “Melaqe” që u lansua pak ditë më parë në bashkëpunim me Tunën.

Exit mobile version