Nga dita e shtunë e javës që shkoi e deri më sot shumë aeroplanë me udhëtarë kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” vetëm nga shteti i Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Sot dhe deri në orët e para të mesnatës pritet të vijnë edhe 17 të tjerë nga vende të ndryshme, me shumicë nga Zvicra.

Në këtë fundjav, në shumë pjesë të Zvicrës kanë nisur pushimet dhe ardhjet e tyre drejt vendlindjes janë rritur.
Nga data 15 korrik shumë shkolla në Zvicër kanë përfunduar ciklin mësimor, duke u mundësuar nxënësve që t’i nisin pushimet verore.
Nga ardhjet e aeroplanëve drejt Kosovës bëhet e ditur se me së shumti udhëtarë kanë ardhur nga Zvicra dhe në mujin gusht pritet të jetë Gjermania, shkruan tutje albinfo.ch.
Ardhjet e mërgimtarëve po rriten çdoherë e më shumë në aeroportin “Adem Jashari”.
Nga janari deri në qershor të vitit 2022 kanë udhëtuar 1.326.132 udhëtarë përmes aeroportit “Adem Jashari” dhe në total gjatë këtyre gjashtë muajve ka pasur 9828 fluturime nga Prishtina, bën të ditur Zyra për Informim nga aeroporti i Prishtinës, për albinfo.ch.
Referuar statistikave, në vitin 2022 kemi një rritje prej 83.86% më shumë të ardhjeve të bashkatdhetarëve, krahasuar me vitin 2021 në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ndërsa sa u përket fluturimeve, viti 2022 ka një rritje prej 62.5% më shumë se sa në vitin 2021, shkruan albinfo.ch.
Ndërsa viti 2021 pati rekord ardhjeje nga shteti i Zvicrës, me 818,190 pasagjerë. Ndërkohë që viti 2022 pritet rekord në mbi 1 milion pasagjerë vetëm nga shteti i Zvicrës.