March 14, 2025
Chicago 12, Melborne City, USA
Showbiz

Mozzik paralajmëron projektin e ri muzikor përmes një video në Tiktok

Reperi i njohur, Mozzik është drejt finalizimit të një projekt të ri muzikor.

Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një video të realizuar në TikTok, teksa promovon këngën e re nga makina.

“Bespreme është në radhë”, ka shkruar Mozzik teksa në prapavijë dëgjohet një pjesë e shkurtër e projektit.

Foto: Mozzik/Instagram

Në anën tjetër, reperi nga Ferizaj po shijon suksesin e bashkëpunimit me Taynan dhe Butrint Imerin.

Kënga “Pare” u lansua pak ditë më parë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në YouTube.

Ohaaa menxi spo pres me nda me juve kete projekt 👿❤️‍🩹💔😘💃🕺 #Bespreme ♬ original sound – Mozzik

 

Mozzik ndërkohë që fundmi u përfol edhe për një lidhje të reja dashurie, pas postimi të një fotografie ku shihej me një femër afër.

X