Tenisti i njohur spanjoll Rafael Nadal ka marrë vesh rezultatet e ekzaminimit mjekësor dhe është konstatuar se është këputur një muskul në bark.
Nadal ka pasur probleme me lëndimin abdominal që nga ndeshja e 1/16-tës kundër Botic van de Zandschulp, dhe kjo ishte veçanërisht u bë e dukshme në përballjen e djeshme me Taylor Fritz.
Pas duelit të cilin e përfundoi dje në favor të tij me rezultat 3:2, Nadal pati probleme dhe dhimbje të shumta, ndaj iu nënshtrua kontrolleve mjekësore mëngjesin e sotëm në Londër.
Pasi u kthye në Wimbledon në fushat e All England Club, ai mësoi lajmin e tmerrshëm.
Mjekët kanë konfirmuar se Nadal ka një këputje (çarje) të muskulit në bark me përmasa shtatë milimetra. Ky është një lajm katastrofik për spanjollin e famshëm dhe rekordmenin për numrin e titujve të Grand Slamit, por ai nuk dëshiron të dorëzohet.
Edhe pse situata është më se e pasigurt dhe ndeshja e nesërme e tij ndaj Nick Kyrgios është e diskutueshme, pyetja është nëse Nadal do të mund ta luajë ndeshjen.
Sot ai nuk u paraqit në stërvitjen ku duhej të ishte, por punoi me trajnerin e tij.
Konkretisht, në orën 14:00, Rafa ushtroi në fushën e 10-të të Wimbledon, atë që është e mbyllur për publikun dhe ku kamerat nuk kanë akses, edhe pse nuk ishte plani i tillë.
Sipas Marca, Nadal dëshiron shumë të luajë dhe nuk do të dorëzohet, edhe pse situata është e vështirë.
Nadal ditën e djeshme kishte probleme ku shihej një video e të atit ku e këshilloi me zemër që të tërhiqej nga fusha dhe t’ia dorëzonte ndeshjen Fritzit, por Nadal nuk e bëri këtë dhe si një kampion i madh e çoi në fund duelin.
Pyetja është se çfarë do të ndodhë me duelin e nesërm ndaj Kyrgios.