Jerry “JI” Allison – bateristi i ‘Buddy Holly’ dhe ‘Crickets’, si dhe një tekstshkrues i disa prej këngëve më të mëdha të grupit – ka vdekur.
Ai ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur në faqen e Buddy Holly në Facebook të hënën.
Anëtarët e “Crickets”
“JI ishte një muzikant dhe padyshim që energjia, idetë dhe aftësia e tij e jashtëzakonshme kontribuuan që si The Crickets ashtu edhe rock n’roll të bëheshin një sukses i tillë”, thuhej në njoftim.
“Ai gjithashtu shkroi dhe frymëzoi kaq shumë këngë që do të vazhdonin të ishin klasike të përjetshme”.
“Ka më shumë për të thënë dhe postuar këtu në ditët në vijim. Sot mendojmë për familjen dhe miqtë e tij dhe urojmë që JI të prehet në paqe”, mbyllet deklarata.