Shkruan: Medai Shaholli
Me këtë rast Von der Leyen ka thënë: Tashmë do të fillojnë përfitimet për popullin shqiptar dhe maqedonas duke injoruar gati gjysmën e popullsisë së ‘Severnës’ si komb dhe identitet gjuhësor shqiptar me ‘maqedoncat’ e Dhimos.
Nëse Europa plakë mendon akoma se Severna mund të shkel identitetin kombëtar dhe gjuhën shqipe e kanë gabim ose nga mosinformimi i drejtë i çështjes ose bëhet qëllimisht për t’i konsideruar shqiptarët si popull nomad që nuk kanë origjinë shqiptare si ato të Shqipërisë por si mbetje otomane që flasin një shqip rastësisht.
Kryetarja e Komisionit Europian Von der Layen siguroi Dhimon e ‘Severnës’ se dokumentet do të shkruhen në gjuhën maqedonase dhe pa fusnotë!
Tani shtrohet pyetja në shqip pse nuk mund të shkruhen dokumentet për ‘drzhavën Severna’ edhe në shqip?
Apo se BE nuk njeh gjuhë tjetër në ‘Severna’ veç ‘maqedonishtes’ së Dhimos pasi nofka 20% qëndron si monument mbi kushtetutën e ‘drzhavës’ si peshqesh nga maskerenjtë tanë të partive politike që pranuan ta shesin identitetin kombëtar për hir të karrierës dhe pushtetit.
Kësisoj, partitë shqiptare bënë kurban gjuhën shqipe për hir të eurointegrimeve, ku gjuha shqipe nuk njihet nga Brukseli zyrtar në marrëdhënie komunikimi për ‘Severnën’, por vetëm për qytetarët e Republikës së Shqipërisë!
Ja për çfarë mund të krenohen integristët shqiptarë dhe të gjithë grupimet e tjera shqiptare se Brukseli zyrtar në marrëdhënie komunikimi me ‘drzhavën Severna’ njeh vetëm ‘maqedonishten’ e Dhimos ndërsa gjuhën shqipe nuk e njeh!
Hallall qumështi i blerë për bijt e Ilindenit si Ali Beu, Bugar Osmani, ‘oficir i JNA-së’ Talati, e të tjerë nga grupet minore shqiptare për luftën dhe për pjekjet titsneske në mbrojtje të ‘maqedonishtes’ dhe haram qumështi i nënave shqiptare për injorim dhe lënie në fund të kazanit të plehrave të gjuhës shqipe!