“Katile” për vetëm dy ditë ka thyer rekord shikueshmërie duke grumbulluar kështu mbi pesë milionë klikime.
Këtij lajmi i është gëzuar edhe vet artisti, gjersa ka shpërndarë disa postime në InstaStory.
Foto: Screenshot/Instagram
“Për pak pesë milionë në dy ditë/ pesë milionë nuk e di si është puna”, ka nisur shkrimin Xhonatan Isufi (emri i vërtetë).
“Kur të kapet Don Xhoni me armë të gjitha mediat e qesin dhe e bëjnë skandal. Kur Don Xhoni i bën pesë milionë për tre ditë edhe thyen rekord vet midis vere, askush nga mediat nuk shfaq dashuri”, tha ai në një tjetër postim.
Foto: Screenshot/Instagram
“Elhamdulilah se na ka dërguar Zoti shumë të mira, na ka bekuar me gjithçka, shëndet, familje rreth e të gjitha”, thotë më tej.
Foto: Screenshot/Instagram
“Kjo puna false ç’false është debat i thellë ata që nuk të kanë pranuar kurrë, ata nuk do ta pranojnë asnjëherë as nuk më vyen që ta pranojnë ndonjëherë ajo shtresë. Testi është shumë i lehtë, dilni shikoni se çfarë po dëgjohet klubeve, TikTok dhe në çdo vend”, përfundon artisti.
Foto: Screenshot/Instagram