Karrige, karroca dhe batanije të shumta kanë mbetur në vendin ku po mbahej parada, pasi qytetarët me shpejtësi u larguan nga frika se do ta kenë fatin e njëjtë si gjashtë tjerët që humbën jetën.

Sulmuesi është identifikuar si Robert E. Crimo, 22-vjeç që njëherit merret me muzikë dhe ka emrin artistik Awake.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia arrestoi autorin e sulmit, i cili doli nga vetura duke mbajtur duart lart. /Telegrafi/