March 14, 2025
Chicago 12, Melborne City, USA
Top Lajm Zvicër

Qeveria zvicerane po shqyrton masa konkrete për kursimin e energjisë

Autoritetet po shqyrtojnë një plan veprimi për të ulur konsumin e energjisë me të paktën 15 për qind këtë dimrin e ardhshëm, njoftoi të mërkurën Këshilli Federal. Ai po shikon “opsione të ndryshme të kufizimeve të konsumit, ndalimeve dhe sistemeve të kuotave” që do të zbatohen, përcjell albinfo.ch.

Sapo të ekzistojë një rrezik real i mungesës, “thirrjet për të reduktuar konsumin do të bëhen për të gjithë konsumatorët e gazit”, tha Këshilli Federal. Nëse mungesa vazhdon pavarësisht këtyre thirrjeve për masa vullnetare, autoritetet “mund të urdhërojnë ndërprerjen e furnizimit me gaz nga të gjitha instalimet e ndërrueshme”.

Veprimet konkrete do të vendosen më 31 gusht dhe do t’u kalohen kantoneve për konsultime.

“Këto masa do të hyjnë në fuqi vetëm në rast të mungesës dhe do të përshtaten sipas situatës”, shtoi Këshilli Federal. “Për shembull, rajonet mund të preken ndryshe nga mungesa e gazit”.

X