March 14, 2025
Chicago 12, Melborne City, USA
Sport

Raphinha udhëton sot për të kompletuar transferimin te Barcelona

Sulmuesi brazilian, Raphinha do të fluturojë sot (e mërkurë) për në Spanjë për të përfunduar transferimin e tij te Barcelonë.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka njoftuar se Raphinha do të udhëtoj sot për të kompletuar transferimin në Camp Nou.

Sipas tij, një kontratë deri në verën e vitit 2027 tashmë është rënë dakord pasi 25-vjeçari u përpoq shumë për t’iu bashkuar klubit të tij të ëndrrave.

 

Barcelona u përball me konkurrencë për sulmuesin e Leeds United, por në fund thuhet se ka fituar garën për një shifër prej 58 milionë euro plus nëntë milionë bonuse.

Raphinha është bërë një reprezentues i rregullt i Brazilit dhe një nga lojtarët sulmues më dinamikë në Ligën Premier që nga mbërritja në Elland Road në verën e vitit 2020 dhe nuk ka kaluar pa u vënë re.

 

Arsenali, Chelsea dhe Tottenham Hotspur e kërkonin atë, por Raphinha donte vetëm Barcelonën dhe tani duket se ai do të marrë atë që dëshiron.

Braziliani nuk do të jetë i vetmi që do të arrijë në Camp Nou këtë verë, pasi bordi i Barcelonës po shtyn të mbyllë një marrëveshje për sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, i cili ashtu si Raphinha dëshiron të bashkohet vetëm me Barçën.

X