Raportohet se për dy ditë 72 shqiptarët e kategorisë “Deportiv” kanë mbërritur në Shqipëri me 2 avionë charter, njofton albinfo.ch.
Nga Anglia u kthyen 24 shtetas shqiptarë. 21 prej tyre kishin përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe 3 shtetas të tjerë për qëndrim të parregullt.
Ndërkohë që në aeroplanin e dytë ndodheshin 48 shtetas shqiptarë nga shteti i Fracës, disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli dhe të tjerët kanë përfunduar vuajtjen e dënimit.
Katër prej shtetasve të kthyer nga territori francez janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.