March 15, 2025
Chicago 12, Melborne City, USA
Showbiz

Rita Ora duket e freskët dhe joshëse në të kaltër

Rita Ora bëri një paraqitje verore të hënën teksa po shkonte në një studio regjistrimi në Londër.

31-vjeçarja veshi një mini fustan të kaltër për këtë dalje, i cili kishte një kornizë të bardhë te pjesa e dekoltesë, shkruan DailyMail.

Ajo i shtoi bukuri pamjes së saj me një palë sandale të zeza me platformë, teksa pranonte rrezet e diellit nga moti i ngrohtë i kryeqytetit britanik.

Rita i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme, ndërsa ato shtyheshin në njërën anë.

Ajo zgjodhi një makijazh të lehtë për fytyrën, teksa i shtoi dukjes shkëlqim me një koleksion gjerdanësh të grumbulluar dhe një orë argjendi të hollë.

Këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” dukej në humor të mirë për daljen, duke buzëqeshur teksa u bëri me dorë shikuesve.

X