ALMAKOS.CH Botë Scholz nga Berlini: Mbështesim vendet e Ballkanit në krizën energjetike
Botë Më të lexuara

Scholz nga Berlini: Mbështesim vendet e Ballkanit në krizën energjetike

Kancelari gjerman Olaf Scholz mbajti fjalën e tij si pritës i liderëve të rajonit në Procesin e Berlinit.

Ai tha se do të mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë krizë energjetike.

“Sa i përket energjisë  një marrëveshje shumë e rëndësishme është nënshkruar për të punuar më ngushtë në mënyrë që të arrihet synimi për vitin 2030. Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështesim me çdo kusht përballimin me krizën e energjetike. Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliardë euro,” – u shpreh kancelari.

Sipas Scholz, Procesi i Berlinit do të japë një kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Ai vlerësoi seriozitetin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri marrëveshjeve.

“Që në 2014 procesi i Berlinit ka dhënë një kontribut vërtet të frytshëm te njerëzit. Rrugë të reja, marrëdhënie të reja këto kanë qenë kyçe për ekonominë e vendeve. Tregohet serioziteti i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për vlerat e Bashkimit Evropian. Këto marrëveshje, për diplomat, kartat e ID dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve e bëjnë bashkë rajonin,” – deklaroi kancelari gjerman.

Exit mobile version