Shiu i dendur në Zvicër duket se ka pasur efekt, veçmas në Zvicrën qendrore dhe lindore.
Sipas metorologëve, sasia e ujit të shiut ka prekur rekorde. Sipas statistikave, 180 milimetra ujë ranë në Säntis dhe niveli i Walensee u rrit me 80 centimetra dhe kjo gjendje është kthyer në një nivel normal, tregoi SRF Meteo.
Po ashtu sasi e rritjes së ujit është vërejtur në Oberriet në Altstätten dhe në Weesen.
Në zonën e St. Gallenit janë thirrur 200 herë zjarrfikësit, veçanërisht për bodrumet e përmbytura.