ALMAKOS.CH Top Lajm Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” mbajti “Kuizi i diturisë-Vjena 2022”
Top Lajm Zvicër

Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” mbajti “Kuizi i diturisë-Vjena 2022”

Më 18.06.2022, Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri ” në Austri, me sukses organizoi evenimentin kulturoro-arsimor “Kuizi i diturisë-Vjena 2022”, i cili kësaj here ishte i njëzeti me rradhë, shkruan albinfo.at.

Theksohet se ky kuiz ka rëndësi të veçantë në nxitjen e nxënësve për mësimin dhe njohjen me atdheun,gjuhën dhe kulturën e vendit.

“Kuizi i Diturisë ” , por edhe manifestimet tjera të festave tona kombëtare ,që shoqata jonë i ka organizuar dhe po i organizon, janë suksese të përbashkëta të mësuesve, nxënësve dhe prindërve.Nikoqir i këtij evenimenti ishte mësuesi Osman Ademi,njëkohësisht edhe moderator i programit.

Komisioni vlerësues ishte i përbërë nga Ismet Sinani,Qefsere Demaj dhe Ibrahim Hasanaj .

Pjesë të këtij aktiviteti ishte edhe përfaqësuesja e MPJD ,zonja Buqe Thaqi Matoshi,z.Dr.Smajl Kabashi,Violeta Allmuca,shkrimtare ,mësuese në pension Bukurije Limani ,mësuesi në pension Shefqet Gashi ,kolegu ynë Dritan Mashi dhe zonja Irena Mashi-kryetare e Shoqatës “Gjergj Fishta” Itali, Hafir Elshani ,kryetar i shoqatës “Shqiponja”Traisen, Nisret Bujari , këshilli bashkiak në komunë,Baden …

Në “Kuizin e Diturisë” morën pjesë gjithsej trembëdhjetë ekipe ,tetë ekipe të ciklit të ulët dhe pesë ekipe të ciklit të lartë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ekipet fituese

Cikli i lartë:

  1. “Flamuri”-mësuesi Ismet Sinani,Linz
  2. “Shqiponja e madhe”- mësuesi Izri Rexha,Linz
  3. “Suliotët “- mësuesja Antigone Elshani,Traisen

Cikli i ulët:

  1. ” Afrim Zhitia”- mësuesi Ibrahim Hasanaj, Gänsendorf
  2. “Llapi” -mësuesi Ismet Sinani,Linz
  3. “Rozafa”- mësuesja Roza Ndrecaj, Rottenmann

Kuizi u shoqërua edhe me recitime ,këngë e valle.

Për organizimin e këtij evenimenti falenderoj nikoqirin ,kolegun tonë, Osman Ademi,të gjithë koleget/gët, nxënësit,prindërit me gatimet e tyre .

Falenderim të veçantë sponsoruesve :

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Fan Stilian Noli”në Austri,

Shoqata “Shqiponja” Traisen,

Z.Fidan Limani këshilli i qytetit,Traisen,

Z.Azem Grabovci, pronar i furrës dhe ëmbëltores “Dielli” Vjenë

“Benny Hathold” – këshilla,shitje,instalim, me pronar Arben Çekaj, Graz

Z.Nisret Bujari , këshilli i qytetit , Baden,

Mësuesja z.Besa Morina,

Z.Naser Zenelaj,prind dhe

Z.Valdet Arifi, prind

Exit mobile version