ALMAKOS.CH Maqedoni Shtrenjtohet sërish nafta në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Shtrenjtohet sërish nafta në Maqedoninë e Veriut

Çmimi i naftës do të rritet për dy denarë, përcjell TV21. Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur që pas rritjes së djeshme prej 3 denarëve, pas mesnate të rritet sërish çmimi i naftës, respektivisht një litër naftë të shitet për 98,50 denarë. Çmimet e derivateve tjera do të mbeten të pandryshuara.

Çmimet sipas vendimit aktual:

Eurosuper BS – 95 – 89.00 (denarë/litër)
Eurosuper BS – 98 – 91,50 (denarë/litër)
Eurodiesel BS (D-E V) – 98,50 (den/litër)
Vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) – 93.00 (denarë/litër)

Exit mobile version