Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjet në veri të Kosovës.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për Portin e Durrësit, Rama falënderoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke shpjeguar pamundësinë e tij për të qenë i pranishëm, me këtë rast Rama theksoi se Kosova ka solidaritetin dhe mbështetjen e Shqipërisë për menaxhimin e situatës në veri.
“Dua të falënderoj edhe kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski që nuk kishin mundësi të ishin këtu. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend se pamundësia është për situatën e krijuar së fundi në veriun e Kosovës. Republika e Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë”, tha Rama.