Fabrika e Birrës Korça, aty ku prodhohet birra e parë shqiptare, mbetet ndalesa më interesante për vizitorët e huaj, që pushojnë në qytetin juglindor, përcjell albinfo.ch.
Vizitorët e ditëve të fundit në ambientet e fabrikës ishin turistë nga Zvicra, ish-studentë të Universitetit Bujqësor dhe fermerë, të cilët u njohën nga afër me investimin gjigant.
Ata mbetën të impresionuar jo vetëm nga fabrika, teknologjia e përdorur, por edhe nga cilësia dhe shija unike e birrës së freskët, të cilën nuk hezituan ta quanin një nga birrat më të mira që kishin provuar ndonjëherë.
Turisti: Unë kam vizituar një fabrikë në vendin tim në Zvicër dhe kjo këtu është pothuajse autentike si fabrika në Zvicër madje është edhe më e bukur. Në fabrikë mbi të gjitha më pëlqeu degustimi i birrës. Shija e birrës Korça ka shijen e elbit, është shumë e freskët,më pëlqen shumë.Do largohem me përshtypjet më të mira nga këtu sepse është ndërtuar diçka shumë e bukur dhe me shije.
Turisti: Unë nuk kam vizituar më parë fabrikë birre. Kjo fabrikë këtu më pëlqeu shumë, është shumë e bukur dhe autentike. Unë kam provuar edhe shumë birra të tjera por kjo më pëlqeu shumë. Më pëlqen që do zgjerohet edhe kapaciteti i fabrikës pasi kjo do të thotë që ka shumë lëvizje,këtë përshtypje do marr me vete.
https://www.youtube.com/watch?v=PjtjWQhRs7s&feature=emb_title