March 15, 2025
Chicago 12, Melborne City, USA
Maqedoni

Ulen çmimet e derivateve

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 nga sonte në mesnatë do të ulet për tre denarë për litër, ndërsa derivatet tjera do të lirohen për 2,5 denarë për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE).

Me vendim, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 2.39 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS – 95 është 105,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 108 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 101 denarë, dhe vaji ekstra i lehtë (EL-1) për 99 denarë.

X