Bubullimat kanë përfshirë pjesën më të madhe të Zvicrës të dielën dhe të hënën. Ekspertët e motit kanë numëruar të paktën 9,000 rrufe që kanë goditur që nga e diela.
Megjithatë, që nga mëngjesi i së hënës stuhitë janë zvogëluar kryesisht në pjesën më të madhe të vendit.
Shërbimi zviceran i motit Meteonews tha se kantoni i Bernës ishte goditur më rëndë, me 2500 rrufe.
Rreth 850 u regjistruan në Uri, pasuar nga Fribourg, Vaud dhe St Gallen.